Pse nuk e jep dorëheqjen Fatmir Xhafaj? Ja përgjigja e tij
Pëlqej
Opozita dhe qytetarë përmes protestës së sotme kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas publikimit të përgjimeve nga zyrtarë të PD-së, që sipas të cilëve tregojnë Agron Xhafaj është ende i implikuar në trafik droge. Por, duket se ministri nuk ka ndërmend ta japë dorëheqjen. Të paktën kështu u shpreh publikisht.

Në një dalje për mediat, ku iu përgjigj akuzave të PD-së, Xhafaj tha se “në asnjë rast nuk ka menduar të japë dorëheqjen”, për shkak të përgjimeve të publikuar nga PD.

“Audio-përgjimi është një sajesë e plotë, mashtrim dhe i bërë keq. Nëse opozita nuk e ka bërë këtë, ajo ka rënë pre. Në këtë rast tregon se sa ligësi ka një pjesë e kësaj opozite e etur në pushtet. Në asnjë rast nuk kam menduar të japë dorëheqjen për këtë shkak”.

Shtuar më 16/05/2018, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori