"Pse nuk del kundër shkëmbimit të territoreve?" Haradinaj zbulon bisedën me Bushatin
"E kam shef Edi Ramë", kjo është fjalia me të cilën sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me pyetjen se përse nuk ka një qëndrim të qartë për shkëmbimin e territorve me Serbinë.

I ftuar në studion e emisionit "Interaktiv", Haradinaj ka nxjerrë në pah këtë fakt të rëndësishëm nga Samiti i organizuar në Durrës, kohë kur në krye të diplomacisë shqiptare ishte Ditmir Bushati.

"Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markoviq, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thash Ditmir Bushatit, "i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën", ai më tha që "Unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varët se sa do të jem në Qeveri", ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nga këto përvoja e bëjnë që të ketë kujdes.
Shtuar më 15/06/2019, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori