Lufta në Ukrainë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën sot në sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas Kherson (në jug), njoftoi komanda ushtarake lokale.

Forcat e Moskës lëshuan breshëri të reja raketash kundër objektivave në qytetet e Ukrainës në orët e para të mëngjesit. Forcat e Kievit pretenduan se kishin rrëzuar shumicën e raketave ruse.

Oleksandr Prokudin , kreu i administratës ushtarake të Khersonit, akuzoi ushtrinë ruse për shënjestrimin e “zonave të populluara” dhe “një ndërtesë publike në qendër të Khersonit” .

“Një person ka vdekur dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, janë plagosur”, ka thënë Prokudin përmes Telegramit.
Sipas tij, qyteti është bombarduar tetë herë brenda 24 orëve.

Në rajonin e Dnipropetrovsk (lindje), një sulm raketor rus plagosi të paktën 25 njerëz , duke përfshirë tre fëmijë, njoftoi zyrtari Serhii Lysak përmes Telegram../albeu.com/


Shtuar 1.05.2023 09:16