"Pse më sheh?" Zbulohen pamjet e kamerave gjatë plagosjes në Astir
Pëlqej
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes mesditën e djeshme në Tiranë në zonën e "Astirit".

Ai është shtetasi me inifialet L.K, ndërkohë që bashkëpunëtor është kunati i tij.

Mësohet se sherri ka nisur në momentin kur autori i ka thënë personit që u plagos me inicialet G.RR "përse me sheh".

Pasi debatuan me fjalë, autori shkoi tek makina ku ndodhej edhe kunati i tij duke marrë një pistoletë, me të cilën ka qëlluar.

Pas kësaj, ata janë larguar me shpejtësi me makinë nga vendngjarja.

Burimet thanë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë është zbardhur edhe momenti i sherrit mes të rinjve. Fillimisht, ata dyshohet se janë konfliktuar brenda ambienteve të një studioje tatuazhesh, që ndodhet pranë Unazës së Re.

Më pas kanë dalë në rrugë dhe kanë nisur të godasin njëri-tjetrin me grushte e sende të forta. Duke qenë se konflikti është parë nga dhjetëra dëshmitarë që ndodheshin në vendngjarje, 2 personat që sulmuan 30- vjeçarin Rrahmani kanë hipur në makinë për t’u larguar, nga frika se Policia do t’i gjente në vendin e ngjarjes.

Por në kohën që po hipnin në makinë, 30-vjeçari ka goditur me gur drejt makinës duke i thyer xhamin. Pas thyerjes së xhamit të makinës, njëri nga autorët ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Gentian Rrahmanit, duke e lënë të plagosur. Më pas i kanë dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burimet thanë se nga verifikimi i kamerave të sigurisë, autorët janë dy djem të rinj, rreth 23 vjeç dhe të dobët. Fillimisht, ata duken duke u larguar me vrap në drejtim të një automjeti. Pasi hipin në makinë, qëllojnë me armë drejt 30-vjeçarit, më pas largohen me shpejtësi.

Policia u lajmërua për ngjarjen rreth orës 12:35, nga një telefonatë e mbërritur në Sallën Operative. Personi që telefonoi Policinë denonconte se në rrugën “Teodor Keko” ndodhej një person i shtrirë në tokë sipas panorama.

Menjëherë pas telefonatës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.6, të cilët konstatuan se personi i shtrirë në tokë, siç denonconte dëshmitari, ishte shtetasi Gentian Rrahmani dhe ishte i plagosur me armë zjarri.
Shtuar më 18/11/2017, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori