“Kujdes këto 4 shenja”, Meri Shehu: Gushti sjell debate, sherre dhe pasiguri

Virgjëresha, binjakët, shigjetari dhe peshqit do të kenë një muaj të vështirë. Astrologia, Meri Shëhu, tha sot në Euroneës Albania se këto katër shenja do të tërheqin gjithë negativitetin gjatë muajit gusht.

Ajo tha se gushti do të sjellë debate, sherre dhe pasiguri për katër shenjat. Sipas saj edhe nëse bëmat kanë qenë të shenjave të tjera të horoskopit, janë.

“Do të marrin kritika të mëdha ose do të vihen në qendër të sulmeve. Do të jenë ata që do të tërheqin gjithë negativitetin. Për shembull, bëmat mund t’i ketë bërë një luan, ose një ujor, ose një dem, ose një akrep, por fushën magnetike të kritikave dhe energjisë negative do ta marrin virgjëresha, binjakët, shigjetari dhe peshqit.
Nëse kanë punë me njerëz kritikues, ose kanë vendosur të vënë një rregull në jetën e tyre, ose punojnë për të tjerë, këta duhet të kenë shumë kujdes në marrëdhënie, komunikim, lëvizje dhe gjithë gamën e marrëdhënieve të tyre. Nuk thash që kjo është e prerë me thikë, por në përgjithësi kështu do të ndodhë,” u shpreh Shehu.


Shtuar 27.07.2023 10:37