Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
“Pse më shikon, apo ngaqë s’je me PS?”, kreu i bashkisë rreh mësuesin në Poliçan
Ish kryeministri Berisha ka denoncuar sot një ngjarje të ndodhur në Poliçan, kur kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj ka rrahur në mes të qytetit një mësues së bashku me të birin.

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar një ngjarje që ka ndodhur ditën e sotme në Poliçan. Sipas Berishës kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj ka rrahur mes qytetit një mësues bashkë me të birin.

Sipas mesazhit që i ka shkuar Berishës, kryetari i Bashkisë i është drejtuar mësuesit me fjalët “pse me shikon kur kaloje rruges apo ngaqe s’je me Ps” dhe më pas e ka goditur.

Statusi i plotë i Berishës

Ne Banditistan mësuesi rrihet per vdekje nga kryebanditi i qytetit!

Qytetaret dixhital denonojne:

-Kryebanditin e Policanit, Zotka dhe te vellain ne arrest shtepie per trafik droge sepse rrahin per vdekje mesuesin e nderuar Feim Hoxha se bashku me djalin e tij, po mesues.

– Çunat e krimit me uniforme nuk nderhyne dhe nuk marrin padine e viktimave. Lexoni vet mesazhet e qytetareve te nje qyteti te Banditistanit!

I bej thirrje prokuroise te vendose para ligjit keta kriminele me pushtet! sb

“Pershendetje Zoti Berisha , nje ngjarje e shemtuar dhe alarmante ka ndodhur sot ne Polican , Kryetari bashkise Adriatik Zotkaj ka rrahur nje mesues ,Feim Hoxhen se bashku me djalin e tij , ska as dy ore qe ndodhi , arsyeja kryetari i thote pse me shikon kur kaloje rruges apo ngaqe sje me Ps, e bene gjak dhe ate dhe djalin , policia su duk fare po fare , ngaqe dhe policat dhe banoret e ketuj qyteti kane frike , jua thashe ju kete lajm qe te ngrini zerin , se ndryshe policia nuk derhyn , gjynah , Ju lutem po denoncuat mos ma nxirrni emrin , kam familjen ketu dhe une jam dhe femer , ka ndaluar policine qe te shkoje qe te pyesi pse e rrahen , pse ndodhi sherri , madje do e kercenijne qe te mos beje denoncim , gjynah shume gjynah babe e bir i bene gjak , Aman vetem emrin ju lutem mos ma nxirrni , ”

“Mirmbrema Zoti Berisha.Sot ne oren 17 ne qender te qytetit te Policanit kryetari i bashkis Adriatik zotka bashke me te vellain qe e ka ne arest shtepie per drog rrahu barbarisht nje mesues shembullor bashke me te birin qe edhe ai ishte mesues por qe sot e pushuan nga puna .Ju lutem ta denanconi ,se ky bandit ska limit. Per kete arsye edhe numri im te mbetet anonim. Ju faleminderit

Emri i mesuesit eshte Feim Hoxha”

“Prsh desha te denoncoj nji akt kriminal te kryebashkiakut adriatik zotkaj polican

Sot me banden e tij rahu ne mes sheshit tomori nji mesus te respektuar moshatare fehim hoxha nuk eshte akti pare i kryebashkiakut per dhun ndaj qytetarve eshte bere i terbuar tani qe i ka dal edhe emri qe ligji dekekriminalizimit e shpall fajtor per shum vepra kriminale. Bes zemer me ju zoti shpetoft shqiperin nga keta kriminel”/albeu.com/

Shtuar më 10/03/2017, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori