Zjarri në pallatin 10-katësh, zjarrfikësi tregon betejën me flakët: Veshja e ndërtestës me nënprodukt nafte

Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” tregon betejën për të shuar flakët në pallatin 10 katësh në rrugën  “Sali Butka’ pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

“Ka qenë i vështirë fillimi.  Kishim vështirësi rrugën. Për të hyrë kemi prerë pemë. Kemi një autoshkallë 64 metra, gati 20 kate. Ishte e pamundur të futej pasi kishte hapësirë të ngushtë. Kishim fat se i gatshëm ishte Dhambi Gjerko, inxhinier, një nga komandantët që njihte mirë lëndën djegëse, dha jam besim plotë që ishte një nga drejtuesit që u duhej. Ka ndihmuar shërbimin zjarfikës për menaxhimnin shumë të mirë të situatës. Shikojmë që pallati është dëmtuar nga jashtë dhe kati sipër por në banesa brenda nuk ka hyrë zjarri. Mund të kemi dëmtuar shumë gjëra me ujë por zjarri nuk ka hyujë në apartam,te pëve atij kati që ishte dritarja hapur”, tha zjarrfikësi

Ai ka dyshim për veshjen e pallatit.

“Kam frikë për 2 gjëra, E para nata, sëse do ishte natën do ishte më e rëndë. 2. A kemi veshje të tillë ? Bota e ka ndaluar. Ky është një nënprodukt i naftës. Këtu mbaron. E përdorin për se ulin kostot dhe nuk duhet lejohej me ligj”, tha ai.


Shtuar 15.09.2023 11:46