Dy persona tmerrojnë një grua dhe mbesën e mitur në një lokal në Tiranë

Foto ilustruese

Dy burra kanë kërcënuar dhe goditur me sende të forta një grua bashkë me mbesën e saj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një lokal në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e E. H., 21 vjeç dhe D. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën

“Myslym Keta”, dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me send të fortë, një shtetase dhe mbesën e saj të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale./albeu.com/