PS: Votim i fshehtë për mandatin e deputetit Beqja
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia Socialiste do të kërkojë votim të fshehtë në Kuvendin e Shqipërisë për propozimin e heqjes së mandatit për deputetin Ilir Beqja. Pas mbledhjes së sotme të grupit të deputetëve socialistë, burime nga PS, janë shprehur se partia më e madhe e opozitës do të kërkojë votim të mbyllur në momentin e shqyrtimit të propozimit të demokratëve për heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Beqja.

Deputetët e PS, janë shprehur se mandati i Ilir Beqjes, është i rregullt dhe i bazuar në ligj, ndryshe nga sa pretendon maxhoranca.

Në mbledhjen e grupit kuvendor të PS, është diskutuar edhe qëndrimi që do të mbahet për katër anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që pritet të votohen nesë në
Kuvend.

Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të Ilir Beqjes, me akuzën se ai ka përfituar fonde publike nga Bashkia e Durrësit, në cilësinë e administratorit të një kompanie pasi ishte mandatuar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Pas votimit ne Kuvend, ceshtja do te shqyrtohet ne Gjykaten Kushtetuese.
Shtuar më 20/10/2010, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori