PS vijon me pyetjet ndaj ministrit Vasili
Pëlqej
Deputeti i Partisë Socialiste Eltar Dedja deklaroi sot se “paaftësia e Petrit Vasilit ka sjellë që shëndetësia në të gjithë sektorët e saj të rezultojë e dështuar. Politikat e tij të korruptuara, selektive dhe nepotike kanë bërë që besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve të ketë humbur”.

Sipas tij, PS vazhdon përsëri të denoncojë por çudia është te heshtja e Petrit Vasilit. “Si është e mundur z. ministër, që ju nuk i sqaroni pacientet, mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për shqetësimet dhe përballjen e tyre me këtë problematikë që kërkon nga ju dhe kryeministri i vendit zgjidhje?”, ngriti pyetjen Deda.

Sipas tij, politikat e Vasilit, në drejtim të tregut farmaceutik, kanë sjellë që ky sektor të bjerë në dorën e mafias së ilaçeve, e cila sjell përfitime vetëm të interesave të tyre dhe jo rritje së cilësisë së shërbimit shëndetësor ndaj komunitetit. Deda tha se çrregullimi i këtij tregu ka bërë që pacienti në vend të luftojë betejën me sëmundjen, bie pre e politikave tuaja të rritjes galopante të çmimeve të ilaçeve.

“Si është e mundur z. ministër që çmimet në tregun shqiptar janë dy deri në tre fish më të shtrenjta se tregu rajonal? Si është e mundur z.ministër që çmimet e barnave spitalore të dhëna nga ana juaj me lejet e importit, janë deri në gjasht fish më të shtrenjta? Përse ju z. ministër nuk na vini në dispozicion këto leje të dhëna nga ana juaj? Po ju jap disa shembuj me çmimet e këtyre medikamentëve me pulla të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Medikamente të përdorimit të gjerë ku dhe vete qytetari i njeh”, u shpreh Deda. (albeu.com)
Shtuar më 07/11/2010, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori