PS: Vendimi i KE historik, te plotesohen kushtet
Albeu.com
Partia Socialiste, përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, teksa ka falënderuar institucionet e BE-së.
Me anë të një reagimi nga deputeti, Ditmir Bushati theksohet se ky vendim është vonuar për shkak të mungesës së seriozitetit të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave.

"Partia Socialiste e konsideron propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave të një rëndësie historike pasi hyrja në fuqi e këtij propozimi do ta bëjë edhe më konkrete perspektivën Evropiane dhe aspiratën shekullore të shqiptarëve për të lëvizur të lirë në hapësirën evropiane", theksoi Bushati. Deputeti opozitar ka kërkuar nga qeveria që të përmbushë pa humbur kohë dhe me seriozitet kushtet e konsideruara "si të papërmbushura ende nga Komisioni Evropian, që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet, konfiskimin e aseteve të krimit të organizuar, ri integrimin e të riatdhesuarëve në shoqëri, pasi vetëm përmbushja e tyre do të mundësojë miratimin nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së të propozimit të Komisionit Evropian".
Shtuar më 27/05/2010, ora 15:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori