PS urdhër komisionerëve: Ulni urgjentisht numrin e fletëve të pavlefshme në Tiranë
Edhe pse garuan të vetëm në këto zgjedhje, Rilindja është duke u përballur me një problem të madh që prej mëngjesit të sotëm, krahas faktit se në disa bashki kandidatët e saj kanë fituar me më shumë se 100% të votave.

Sfida tani është Tirana ku Veliaj synon të marrë një numër të përafërt votash me vitin 2015 për të treguar se ka qeverisur mirë.

Përballja nuk është me kandidatin e BD-së Arben Skënderi por me protestën e qytetarëve që u dërguan me urdhër dje të votonin duke shënuar një rekord të fletëve të pavlefshme, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë gjatë zgjedhjeve pluraliste.

Përllogaritet që aktualisht në Tiranë nga kutitë të kenë dalë rreth 9 000 fletë votimi të pavlefshme, ndërsa nëse vijohet ky projeksion gjasat janë që numri total të shkojë në rreth 15 000 - 16 000.

Skënderi ndërkohë është duke marrë 5-6% të votave duke prishur kështu planet e kryebashkiakut për të rritur numrin e votave krahasuar me 2015.

Mësohet se ndaj komisionerëve të PS në mëngjes është dërguar një urdhër sipas të cilit duhej ulur numri i fletëve të pavlefshme, të cilat kanë kaluar me dyfish numrin e votave të rivalit të Veliajt në zgjedhje.

Kundërshtari tani nuk është Skënderi por qytetarët e mërzitur për mënyrën se si është qeverisur Tirana. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori