PS: Ulja e normes se interesit nuk do permiresoje ekonomine
Albeu.com
Një ditë pasi Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën e interesit me 0,25% PS e ka cilësuar masën si të vonuar. Deputetja Mimi Kodheli tha se ulja e normës së interesit nuk do ndikojë në përmirësimin e situatës ekonomike.Sipas saj dje guvernatori i BSH-së, pranoi atë që shqiptarët provojnë çdo ditë se ecuria e konsumit të brendshëm është e ngadaltë dhe se ka një reduktim drastik të investimeve publike.

Kodheli deklaroi se kriza ka vënë poshte vednin ndërkohë që qeveria ka ngelur mbrapa dhe nuk ndjek dot ritmin e krizës. "Pa transparencë për zgjedhjey dhe ekonominë, qeveria nuk ka gjasë të ketë demokraci funksionale dhe as shtet të së drejtës", përfundoi deputetja e PS-së.
Shtuar më 29/07/2010, ora 14:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori