PS tryezë për Gjykatën Administrative
Projekt-ligji për Gjykatën Administrative ka qenë në qendër të diskutimeve të një tryeze të organizuar nga Partia Socialiste. Një prej ekspertëve të kësaj fushe në PS Fatmir Xhafaj vlerësoi rëndësinë e ngritjes së Gjykatës Administrative si një hallkë tejet e rëndësishme e sistemit të drejtësisë që përbën një sfidë në vetvete në rrugën drejt integrimit europian.


Ndërsa deputeti tjetër i kësaj partie Armando Subashi deklaroi se opozita dhe ekspertët e saj pas një pune disa-mujore kanë bërë ndërhyrjet e tyre që kanë përmirësuar ligjin në raport me variantin fillestar të paraqitur nga qeveria. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2012, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori