PS: Topi te mos bjere pre e shantazhit te Berishes
Albeu.com
Duke iu referuar debatit mes mazhorancës e Presidetit për kryetarin e anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste i ka bërë sot apel kreut të shtetit të mos bjerë pre e shantazhit të kryeministrit Berisha për kandidatët për anëtarë të Kushtetueses.Deputeti socialist, Sajmir Tahiri tha se debati i djeshëm u zhvillua për të shmangur vëmendjen e publikut. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se ktheu procesin e emërimit në Kushtetuese në një proces abuziv. "Debati i djeshëm u bë për të shmangur vëmendjen e publikut. Ky pushtet vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe tashmë është në krizë. Krizën e tregoi edhe debati i bërë dje", tha deputeti Tahiri.

Sipas tij, institucionet kushtetuese dhe sistemi gjyqësor janë në krizë për faj të Berishës.
Shtuar më 29/07/2010, ora 14:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori