PS: Topalli pasurohet duke perdorur postin
Albeu.com
Partia Socialiste ka akuzuar kryetaren e Kuvendit se po pasurohet duke përdorur posin publik. Deputetja Shegushe Ligori tha në një konferencë për shtyp se Topalli abuzon me pushtetin për të përfituar fonde publike.
Ligori deklaroi në një vit, kryeparlamentarja ka përfituar 33 milionë lekë nga financat publike. Sipas saj pasurimi i Topallit është një shuplakë për vështirësitë ekonomike të njerëzve të thjeshtë. "Topalli përfiton dieta nga Kuvendit prej 11 milionë lekë. Një pjesë e parave përfitohet pasi ajo deklaron se jeton në Shkodër, kur të gjithë e dine se ajo jeton në mes të Bllokut", pohoi deputetja socialiste. Ligori pohoi se Topalli po mashtron me financat publike. Sipas deputetes socialiste, qëllimi final i mazhorancës ëhstë pasurimi me çdo mënyrë pavarësisht gjendjes së qytetarëve të vendit.
Shtuar më 12/07/2010, ora 12:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori