PS: Të hiqet TVSH-ja për ushqimet
Mimi Kodheli
Partia Socialiste këmbëngul që ushqimet duhet të përjashtohen nga taksa e TVSH-së, ndërsa theksojnë se për miellin, bukën, vezën, qumështin TVSH-ja duhet të jetë zero.

Për këtë selia rozë ka dërguar në Kuvend draftin TVSH-së ku theksohet gjithashtu se edhe ilaçet duhet të përjashtohen nga taksa e TVSH-së.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Mimi Kodheli, ka deklaruar se do kërkojë zyrtarisht në Kuvend heqjen e taksave për disa nga produktet më jetike dhe përgjysmimin e tyre mallrat e tjerë ushqimore si edhe për ilaçet. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori