Jo vetëm Tirana dhe Durrësi, ky është qyteti tjetër ku do të strehohen afganët

Për shkak të kontrollit të Afganistanit nga talebanët, populli afgan po strehohet në vende të ndryshme të botës.

1 mijë prej tyre do të vijnë këtë javë më vendin tonë. Ata do të strehohen jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por edhe në Berat.

Burime bëjnë me dije se Bashkia Berat po bën përgatitje për strehimin e tyre të përkohshëm. Mësohet se janë përgatituar ambiente për të pritur të paktën 300 afganë.

Ende nuk dihet nëse grupi i parë prej 300 afganësh që do të mbërrijë sot do të strehohet Berat apo në Tiranë./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 12:42

Tags: ,