Partia Socialiste në Shkodër ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qëndror të
Zgjedhjeve për të numëruar votat e komunës Shalë në Tiranë. Në një prononcim për mediat përfaqësues të PS-së në Shkodër i kanë kërkuar KQZ-së të tërhiqet nga
vendimi ndërsa kanë kërcënuar se do të bllokojnë daljen e KZAZ-së numër 42 për të mos lejuar transportimin e kutive drejt Tiranës.
Sipas Partisë Socialiste në Shkodër
vendimi i Komisionit Qëndror të
Zgjedhjeve është i turpshëm dhe ka përqëllim manipulimin e rezultatit të
zgjedhjeve lokale në komunën Shalë.
Ndërkohë më herët Komisioni Qëndor i
Zgjedhjeve vendosi që votat për zgjedhjen e kryetarit të komunës Shalë të transportohen në Tiranë ku do të numërohen në ambjentet e këtij institucioni.
Kjo erdhi pas bllokimit të procesit të numërimit, si pasojë e një mosmarrëveshje mes përfaqësuesve të dy kampeve politike.
Ndërkohë ditën e djelë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale për komunën Shalë të qarkut të Shkodrës ku kandidojnë përballë njëri- tjetrit Dedë Tonaj nga koalicioni “Aleanca për qytetarin” dhe Bal Vuksani nga koalicioni “Aleanca për të ardhmen”.
Shtuar më 22/08/2011,
ora 13:35