Dy të arrestuar dhe një në kërkim, si u zbuluan kriminelët në Pogradec

Policia ka arrestuar dy persona në Pogradec të cilët thyen masën e sigurisë dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Vihet në pranga edhe një 15-vjeçar, i cili tentoi të largonte nga banesa e personit të shpallur në kërkim një armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, se shtetasit A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tushemishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec.
Si edhe u shpall në kërkim:

A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, A. P.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”.


Shtuar 26.04.2020 10:19