PS: Rritja e pensioneve, e papërfillshme
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Partia Socialiste deklaron se realiteti ekonomik shqiptar rëndon sot mbi të gjitha familjet e këtij vendi, dhe nuk ka retorikë apo pretendim të qeverisë që mund ta fshehë këtë.
Deklarata erdhi nëpërmjet deputetit Ervin Koci, sipas të cilit kriza nuk mund të fshihet. Ndërsa sekretari i Këshillit Ekonomik i PS-së, Ervin Bushati, në një deklaratë për mediat, u shpreh se “rritja e pensioneve është e pamjaftueshme”, duke vlerësuar se në 1 korrik 2010 është zbatuar rritja më e ulët në përqindje e pensioneve në 10 vitet e fundit, si për pensionet e fshatit, dhe për qytetin.

Bushati tha se, “Buxheti i Krizës" është dorëzimi para realitetit të rëndë ekonomik dhe pranimi de facto i krizës shumëplanëshe që ka kapur ekonominë dhe financat publike”.
Shtuar më 04/07/2010, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori