PS rinis turin e protestave
Albeu.com
Partia Socialiste rinis turin e protestave gjate muajit shkurt. Edhe pse ne ditet e fundit flitet per takimin mes dy lidereve ne Presidence, per t’i dhene fund krizes, selia roze, ashtu sikunder ka deklaruar me pare edhe vete kryetari i saj, do t’u rikthehet protestave deri ne arritjen e nje marreveshjeje te negociuar.
Burime nga Partia Socialiste konfirmuan se pritet qe gjate muajit shkurt te nise faza e trete e tubimeve te opozites ne rrethe per te konkluduar serish me nje miting ne Tirane. Ky miting do te kete vetem nje kerkese “Hap kutite ose largohu”. (tch)
Shtuar më 03/02/2010, ora 17:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori