PS: Referendum për 4 pikat, siguria e vendit në rrezik
Partia Socialiste ka reaguar edhe sot lidhur me nismën e Kryeministrit Berisha për referendum popullor për heqjen e imunitetit, duke e konsideruar një propagandë të qeverisë për mbulimin e dështimeve të saj.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e kësaj partie, Mimi Kodheli, deklaroi dhe njëherë se PS është pro mbajtjes së këtij referendumi, por vetëm nëse krahas imunitetit hidhen dhe propozimet e PS për sistemin e drejtësisë, projektligji për importin e plehrave dhe marrëveshja për shitjen e vijës bregdetare shtetit grek.

Kodheli është ndalur dhe në ngjarjen e rëndë të një dite më parë tek ish-Fushën e Aviacionit, ku një grua mbeti e vrarë dhe një u plagos gjatë një tentative grabitje, duke bërë përgjegjëse direkt Qeverinë dhe Kryeministrin e vendit, ku u shpreh se krimi ka kapur vendin dhe varfëria ka gjunjëzuar shqiptarët.

Në fund të fjalës së saj, deputetja e PS deklaroi se nevojitet referendum popullor, pasi shqiptarët duhet dhe do të vendosin për fatet e vendit, por jo vetëm për tekat e Kryeministrit por edhe propozimet e PS. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2012, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori