PS reagon pas disa ditësh për krimin: Do e shihni ç'do t'i punojmë
Partia Socialiste ka reaguar disa ditë pas deklaratave të forta të ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë në lidhje me rritjen e kriminalitetit në vend.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i grupit të PS-së në Kuvend, Taulant Balla paralajmëroi një aksion të gjerë të policisë ndaj elementëve kriminalë në vend.

"Dua të mos flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them shumë qartë që qeveria jonë ka një plan të mirëkoordinuar me gjithë institucionet ligjzbatuese dhe në çdo rast që duhet mbështetja e Kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar ajo do të jetë e sigurt. Do adresohet çdo shqetësim jo vetëm i ambasadorit, por edhe i çdo shtetasi për forcimin e ligjeve në Shqipëri. Ditët në vijim policia do godasë fort krimin"., - tha Balla.

Ambasadori Lu deklaroi dy ditë më parë se krimi në Shqipëri zotërohet kryesisht nga katër klane mafioze, të cilat kanë nën kontroll 20 familje kriminale. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori