PS reagon ndaj thirrjes se Metes
Albeu.com
Lëvizja Socialiste për Integrim gjykon se nisma e kryetarit të kësaj partie, Ilir Meta, për të zhvilluar të hënën një tryezë mes faktorëve të majtë, është një garanci për fitoren e së majtës progresiste. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Luan Rama, përsëriti ...... sot gjatë një konferencë për shtyp se “thirrja e kësaj tryezë nuk është e vonuar”, ndërsa shprehu besimin në reagimin pozitiv të selisë rozë.
Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste. Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, Saimir Tahiri, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "ne e ftojmë Ilir Metën të japë kontributin e tij, duke iu bashkuar apelit tonë që në 28 qershor të gjithë të votojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë, numrin 33, sepse vetëm duke votuar për Partine Socialiste të Shqipërisë garantohet vota për ndryshimin historik dhe fundin e politikës së vjetër të së shkuarës".

Tahiri nënvizoi se "zgjedhjet e 28 Qershorit janë historike për të ardhmen tonë të përbashkët, pasi ato janë zgjedhjet e ndryshimit, që do i japin çdo shqiptareje e shqiptari mundësi dhe shpresë për të ardhmen”.

Një ditë më parë, kryetari i LSI-së, Ilir Meta ftoi të gjitha forcat e majta në një tryezë për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që sipas tij janë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. (start)
Shtuar më 21/06/2009, ora 22:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori