PS: Qeveria, qëndrim antihuman ndaj ish-ushtarakëve
Pëlqej
Pirro Lutaj
Deputeti socialist Pirro Lutaj deklaroi sot se opozita denoncon qeverinë lidhur me qëndrimin antiligjor, antihuman që po mban për sigurimin shoqëror e suplementar të ushtarakëve të FA, Policisë së Shtetit, Policisë së Burgjeve, SHISH, Gardës Republikës dhe Policisë së MNZ.

"Jam këtu për të denoncuar gjithashtu, tha ai, qëndrimin skandaloz të kësaj qeverie dhe ministrave të saj, lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për të cilat i dëgjojmë çdo ditë megafonat bajate të kësaj mazhorancës, me në krye vet kryeministrin Berisha të thonë se gjoja për ta këto vendime janë të shenjta.

“Prononcimi aluçinant i Ministrit te Financave Ridvan Bode nga aula e Parlamentit , pak ditë më parë, i cili e konsideroi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që ka të bëjë me sigurimet shoqërore e suplemantare të Ushtarakëve, punonjësve të Policisë së Shtetit, Policisë së Burgjeve, SHISH, Gardës Republikës dhe punonjësve te Policisë së MNZ si absurde, ka mbërritur dje në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, tashmë e shkruar e zeza mbi të bardhë, madje dhe në emër të të gjithë qeverisë, nëpërmjet një akti normativ, që kërkon të godasë jo vetëm ligjin, por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Lutaj.

Akti normativ, u shpreh ai, godet edhe ligjin e vitit 2000 edhe ligjin e vitit 2009, madje edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Qershorit 2010. “Nxjerrja e aktit Normativ shpreh thelbin e nëpërkëmbjes që kjo qeveri i bën kësaj shtrese të shoqërisë, ndërkohë që tregon qartë mungesën e respektit që kjo qeveri ka për Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky Akt-Normativ, nuk duhet të miratohet pasi: Nuk mund të ndryshohen dispozitat e një ligji me akte normative, pasi aktet normative kanë karakter të përkohshëm dhe nuk ndodhemi përpara ndonjë urgjence për marrjen e një mase të tillë. -

Është në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e vendit dhe cënon sigurinë juridike e shtetin e së drejtës, pasi të drejtat e njohura dhe të fituara në bazë të një ligji të mëparshëm nuk mund të mohohen me një ligj tjetër”, u shpreh Lutaj.
Shtuar më 23/11/2010, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori