Real Madrid bllokohet në transfertë (VIDEO)

Reali Madrid ka barazuar pa gola, në ndeshjen e parë të La Liga ndaj Real Sociedad.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Anoeta prodhoi shumë raste, por në fund rrjeta nuk u tund asnjëherë.

Skuadra e Zinedine Zidane padyshim që ishte më dominuese, megjithatë përpjekjet ishin të kota në mbrojtjen e çeliktë të vendasve.

Real Madrid takimin e ardhshëm e luan sërish në transfertë ndaj Betis.


Shtuar 20.09.2020 21:16