PS: Qeveria lë në harresë bujqësinë
Pëlqej
Partia Socialiste akuzoi qeverinë se ka lënë në baltë bujqësinë dhe fshatin dhe kujtohet për të vetëm në fushatë elektorale. Deputeti i PS, Ervin Bushati tha në një konferencë për shtyp se projektbuxheti i vitit 2011 nuk parashikon investime të mëdha në bujqësi.

“Bujqësia është lënë jashtë vizionit të qeverisë dhe fshati vuan nga mungesa në infrastrukturë ndërsa fondet e dhëna nga qeveria do të shkojnë për dëmet masive nga përmbytjet në të gjithë vendin” u shpreh deputeti i PS, Bushati.

Ai nënvizoi se e ardhmja e bujqësisë mbetet e errët dhe bujqësia shndrrohet në prioritet vetëm kur është fushatë elektorale.
Shtuar më 21/11/2010, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori