PS: Qeveria deshtoi ne zgjidhjen e ceshtjes se pronave
Albeu.com
Partia Socialiste ka sulmuar sot qeverinë duke e konsderuar si të dështuar premtimin e mazhorancës për zgjidhjen e çështjes së pronave. Sipas kryetarit të Komisionit të Sigurisë në PS, Ylli Manjani qeveria Berisha ka thelluar problemin e pronave në vend."Sot ne konstatojmë se pronarët shqiptarë janë praktikisht shumë më larg marrjes së pronës së tyre sesa katër vite më parë. Sali Berisha shtoi konfuzionin dhe abuzimin me të drejtën e pronës në vend", tha Manjani. Nga ana tjetër-vijoi Manjani-pronarët sot konstatojnë se edhe ato pak raste që kanë përfituar nga kthimi apo kompensimi, janë persona që kanë përfituar të drejtën e tyre vetëm në sajë të lidhjeve politike të afërta me qeverinë. Sipas tij, Sali Berisha stimuloi hapur dhe pa asnjë kriter pushtimin e pronës duke shtyrë, zgjatur e zvarritur procesin e legalizimeve, proces ky që sipas ligjit dhe programit të vetë Berishës duhet të kishte përfunduar dy vite më parë.
Shtuar më 29/04/2009, ora 20:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori