PS publikon certifikatën e pafajësisë për Artur Bushin

Sot PS ka reaguar pas akuzave të PD në lidhje me deputetin socialist Artur Bushi, që sipas demokratëve, është arrestuar në Itali për trafik droge. Sipas PS, kjo është një shpifje e PD. Ajo ka publikuar edhe një certifikatë pafajësie për Bushin, nga ana e drejtësisë italiane.

"Lajm i mirë që për dekriminalizimin nuk po flet më Ristani apo Lulzim Basha, njëri i dënuar, tjetri që nga dënimi ka shpëtuar me procedura, por që sot duhet të përballet sërish me drejtësinë.

Gjejnë kurajo për të folur ata që kanë kandiduar për një nga bashkitë kryesore të Shqipërisë një individ të sapodënuar, me vendim gjykate.

Sa i përket rastit të deputetit Bushi, pavarësisht shpifjes së radhës nga Shqupi, institucionet italiane e kanë pajisur shtetasin shqiptar me certifikate pafajësie, e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë italiane, që shkruan të zeze mbi të bardhë se Artur Bushi është i padënuar ne Itali", tha deputeti Ulsi Manja gjatë një deklarate për shtyp. /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2015, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori