PS propozon Malajn për anëtar të bordit të Bankës së Shqipërisë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka nisur dje mbledhjen e firmave të disa deputetëve për të propozuar profesor Arben Malajn si kandidat për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Malaj pritet të zëvendësojë në këtë detyrë ish-deputeten e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, e cila ka dhënë dorëheqjen në dhjetor të këtij viti, por ka marrë një detyrë të rëndësishme në Vjenë të Austrisë pranë OSBE-së.

Meksi është zgjedhur si zëvendëskoordinatore e organizatës OCEEA dhe njëkohësisht shefe e aktiviteteve ekonomike në Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë. Ndërkohë në vendin e lënë vakant prej saj, socialistët pritet të propozojnë një prej ish-figurave të rëndësishme të qeverisve socialiste, njëherësh njohësin e mirë të ekonomisë dhe financave shqiptare. Propozimi i Arben Malajt vjen një ditë pas festës së 25-vjetorit të Partisë Socialiste, ku profesori socialist, ish-ministër i Financave, u rikthye në selinë e ish-partisë së tij pas shkëputjes në vitin 2013">2013.

Arben Malaj u largua nga jeta aktive politike në vitin 2013">2013. Ai asokohe u përplas me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili nuk pranoi ta kandidojë si deputet në zgjedhjet e vitit 2013">2013.

Kujtojmë se Arben Malaj kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme si kandidat i pavarur në Vlorë, por nuk arriti votat e mjaftueshme për të siguruar mandatin e deputetit. Malaj është aktivizuar vite më parë dhe në Lëvizjen për Mendimin Ndryshe (LMN) në Partinë Socialiste, së bashku me Ben Blushin dhe Kastriot Islamin, për këtë fakt ai është mënjanuar nga kreu i PS-së. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2016, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori