PS: Prifti te mos heshte me per pasurine
Albeu.com
Partia Socialiste i ka kërkuar edhe në herë ministrit Dritan Prifti të mos heshtë për pasurimin e tij. Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni u shpreh se një ministër nuk mund të pasurohet brenda një viti me 2.5 miliardë lekë në kulmin e krizës ekonomike.
"Prej 2 javësh opozita dhe mediat akuzojnë minsitrin e Ekonomise Prifti për abuzime me detyrën, por ky fundit hesht. Si ka mundësi që në kulmin e krizës ministri është pasuruar me 2.5 miliardë lekë", u shpreh ajo. Sipas opozitës duhen nisur hetimet për konflikt interesi. Deputetja Gjermeni tha se rasti i pasurimit të Priftit është rasti tipik i kapjes së shtetit shqiptar.
"Duke heshtur Prifti nuk do shpëtojë", përfundoi ajo.
Shtuar më 25/07/2010, ora 13:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori