PS pranon Paulin Stërkajn në grupin parlamentar
Pëlqej
Partia Socialiste pranon kërkesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike Paulin Stërkaj për t`ju bashkuar kësaj force politike në grupit parlamentgar. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste deklaroi se ka marrë vendim që të pranojë kërkesën për anëtarësimin e deputetit të larguar nga Partia Demokratike.

Deputeti Paulin Stërkaj muaj më parë deklaroi publikisht largimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ku ishte anëtarësuar. Ai deklaroi se do të rikthehej në Partinë Socialiste nga e cila ishte larguar para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009.

Stërkaj deklaroi se largohej nga PD për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimeve të maxhorancës.
Shtuar më 24/11/2010, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori