PS përshkallëzon protestat antiqeveritare
Pëlqej
Eshte mbajtur sot Asambleja e Partisë Socialiste e cila vendosi vijimin e protestave, nëse maxhoranca nuk e pranon ofertën e opozitës dhe zgjidhjen ne zbatim të rezolutës së Parlamentit Evropian.

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha se për datën e fillimit të protestave në gjithë vendin do të vendosë kryesia e Partisë Socialiste dhe Opozita e Bashkuar.

Klosi deklaroi se opozita kërkon plotësimin e kërkesës për transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërkohë që është bërë apel për bashkimin me opozitën shqiptare të të gjithë atyre që mendojnë se vendi është keqqeverisur dhe që e shohin Partinë Socialiste si të vetmen shpresë për të ardhmen.
Shtuar më 12/11/2010, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori