E RËNDË/ Burri vret gruan me thikë dhe hidhet nga ballkoni

Një tragjedi ka ndodhur në Portici, provincë në Napoli të Italisë, ku një burrë ka vrarë me thikë gruan e tij dhe më pas ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës.

Sipas mediave italiane, Giovanni Fabbrocino 65-vjeç ka vrarë me thikë gruan e tij Maria Adalgisa Nicolai, 58 vjeç dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Tragjedia ka ndodhur në banesën e çiftit. Në vendngjarje kanë shkuar policia bashkë me mjekët, të cilët për fat të keq nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveçse të konstatojnë vdekjen e të dyve.


Shtuar 29.07.2020 07:21