Ndalon makinën në mes të rrugës dhe dhunon policin, kapet “i forti” në Mirditë

Duket se shqiptarët akoma nuk e kuptojnë mirë forcën e ligjit.

Një 45-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

I arrestuari është L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë. Ai u arrestua pasi në Rreshen, patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte makinën e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e makinave të tjera.

45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, në këtë moment ai është arrestuar. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për tē cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg. /albeu.com/


Shtuar 25.01.2020 11:33