PS padi ndaj ministrit Dritan Prifti
Albeu.com
Partia Socialiste deklaroi se ka ngritur padi penale ndaj ministrit të ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti pas deklaratave të këtij të fundit në Kuvend kundër kreut socialist Rama.
Zëdhënësja e Partisë Socialiste bëri të ditur se janë bërë më shumë se 30 padi të kryetarit Edi Rama në prokurori e gjykatë për akuzat për akuzat e bëra ndaj tij prej Berishës me shokë.
"Sot ka nisur të shkruhet padia për Dritan Priftin. I cili është i ftuar t'i provojë të gjitha ato që tha duke shpifur e sharë në përpjekjen për t'i shpëtuar pyetjes së opozitës:Zoti Prifti si i fitove 1.8 milionë euro brenda vitit që je Ministër Ekonomie? Kjo pyetje kërkon përgjigje dhe Dritan Prifti nuk i ikën dot të vërtetës duke gjuajtur me baltë opozitën", thuhet në deklaratën e PS.

Ndërkohë në seancën e sotme plenare ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti i cilësoi deklaratat e PS-së për pasurinë e tij si shpifje duke akuzuar kreun socialist Rama se konsumon 3 mijë euro drogë në ditë.
Shtuar më 15/07/2010, ora 22:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori