PS çon në Kuvend 7 ligjet e Reformës në Drejtësi
Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se në seancën e së enjtes në Kuvend do të miratohen 7 ligjet e paketës emergjente për ReformënDrejtësi.

“Mora mbështetje të pakufizuar për ReformënDrejtësi. Në grup dhashë sqarime për ligjet që do kalojnë të enjten në Kuvend.

Grupi i PS, pyetje legjitime e me shqetësimin që të zbatohet sa më shpejt. Pas miratimit në Kuvend nis puna për ngritjen e institucioneve të reja.

Paketa tjetër e ligjeve pothuajse ka përfunduar”, është shprehur Xhafaj, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2016, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori