PS numra telefoni për denoncimet, Tahiri: Ndëshkim çdo manipulatori
Partia Socialiste ka vendosur dy numra telefoni në dispozicion të qytetarëve për të denoncuar blerjen e votave. Në një deklaratë për media, deputeti i PS-se, Saimir Tahiri u shpreh se PS ka ngritur “strukturë kapilare që merr, mbledh, evidenton, verifikon dhe dokumenton të gjitha shkeljet e ligjit nga militantët në administratën publike dhe Policinë e Shtetit’.


“Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë cdo sipërmarrje që ka për qëllim manipulimin e votës. Nga mbledhja e kartave të identitetit deri të ofertat për para e ushqime, nga kërkesa për tu paraqitur ne seksionin e PD deri të detyrimi për të marrë pjesë në mitingjet e Saliut. Cdo denoncim, pranë strukturave të PS, përfaqësuesve të PS, kandidatëve të PS, do trajtohet si konfidencial dhe me maksimumin e seriozitetit. Gjithashtu, kemi vënë dhe 2 numradispozicion për të mbledhur denoncimet e qytetarëve: 0682929292 (SMS) dhe 044801050 (TEL)”- tha Tahiri.

Sipas Tahirit, deri më sot, jane mbledhur dhe evidentuar një numër i konsiderueshëm denoncimesh për përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit dhe administratës publike. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori