PS: Nuk njohim zgjedhjet pa mandatin e 9-te ne Fier
Albeu.com
Partia Socialiste ka kërcënuar edhe një herë tjetër me mosnjohje të zgjedhjeve në rast se PS-ja nuk do marrë mandatin e 9-të në Fier. Kandidati për deputet i PS-së, Taulant Balla u shpreh se "PS uron që maskarada e ...... KQZ-së me mandatin e nëntë të Partisë Socialiste në Fier të mos mbyllet siç ka filluar, në të kundërt Partia Socialiste nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, PS-ja në mungesë të mandatit të 9-të në Fier nuk do të njohë "Parlamentin e dalë nga kjo maskarada e KQZ-së".
Balla ka akuzuar kreun e KQZ-së, Arben Ristanin se po zbaton urdhërat e Metës dhe Berishës. "Ne denoncojmë keqpërdorimin e shumicës politike në KQZ, drejtimin dhe sjelljen arbitrare të kryetarit de jure të KQZ, të cilët janë duke zbatuar ne verbëri militante urdhrat e çiftit Berisha-Meta, për shkatërrimin e procesit zgjedhor", theksoi më tej kandidati për deputet i PS-së.
Shtuar më 09/07/2009, ora 19:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori