PS nuk njeh privatizimin e 4 HEC-eve
Partia Socialiste nuk do të njohë privatizimin e 4 Hec-eve të ciliat sipas saj po e kryen nga qeveria në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Duke prezantuar analizën e PS-së të mbështetur edhe në konsultime të plota e të shumta të zhvilluar me ekspertë të fushës, deputeti Eduart Shalsi
tha se kjo është arsyeja se pse dosja është çuar tashmë në prokurorinë e Tiranës.

"Privatizimi i 4 HEC të Ulzës, Shkopeti, dhe Bistricës 1 dhe 2, është, padyshim, një nga skandalet më të mëdha të qeverisë Berisha. E megjithatë Sali Berisha me kokëfortësi vazhdon procesin e shitjes së 4 HEC-ve. Pas konsultimeve me specialistë të fushës, pas diskutimeve me profesionistë të ekonomisë arritëm në përfundimin se shqiptarët jo vetëm që nuk përfitojnë nga ky privatizim, por madje humbasin me miliona euro prej tyre. Dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja se pse e kemi kundërshtuar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë." u shpreh Shalsi duke renditur edhe arsyet.

Sipas tij gjate procesit ka munguar transparenca. Ndërsa pritshmëria e qeverisë ka qenë për të përfituar rreth 235 milionë euro gjë që lehtësisht kuptohet nga shuma e garancisë së ofertës që qeveria kërkoi në fillim të procesit të privatizimit. /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2013, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori