Pothuajse në çdo qendër votimi Partia Socialiste ka bërë
gati listat paralele të zgjedhësve. Me këto lista PS-ja ka si qëllim që të konfrontojë të dhënat reale me pretendimin e qytetarëve që do të shkojnë për të
votuar.
Seksionet e PS-së në rrethe do të kontrollojnë dhe verifikojnë listën e zgjedhësve dhe identitetin e atyre që paraqiten për të
votuar, raportoi të premten gazeta Shqip.
Gjithashtu
Opozita ka bërë
gati atë që është quajtur “armata rozë” e ruajtjes së votës, për të cilën janë angazhuar, komisionerët dhe të gjithë ish-policët e nxjerrë nga reforma. Përveç komisionerëve dhe vëzhguesve,
opozita do të ketë edhe grupet mbështetëse “për të ruajtur votën”. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011,
ora 09:02