PS: Nesër s'do votojmë asnjë ligj
Partia Socialiste e Shqipërisë
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur sot të mos marrë pjesë në votimin e asnjë ligji ne saancën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbledhja e grupit të deputetëve socialistë është zhvilluar në ambientet e selisë rozë, nën drejtimin e nënkryetarit të grupit, Erion Braçe, pasi kryetari Gramoz Ruçi ndodhet i angazhuar me aktivitetet e Partisë në Gjirokastër, pas deklarimit të largimit të deputetit Vangjel Tavo nga grupi parlamentar.

Gjatë mbledhjes së deputetëve, është vendosur që në seancën e radhës, të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës të marrin pjesë vetëm në kohën e diskutimeve të lira, e më pas, të bojkotojnë votimin e ligjeve në axhendën e seancës plenare.
Shtuar më 06/10/2010, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori