PS nën presion për Xhafajn, deputetët braktisin komisionet (VIDEO)
Deputet e PS-së kanë braktisur komisionet kuvendore pas debatit me opozitën për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kështu ka ndodhur gjatë ditës së sotme ku deputetët e PS-së kanë vendosur të braktisin komisionin e Arsimit dhe Medias.

Asnjë prej deputetëve të mazhorancës nuk është i pranishëm në këtë komision.

Edhe në Komisionin e Shëndetësisë, ata pak deputetë të mazhorancës që ishin të pranishëm më shumë kanë qëndruar në heshtje duke dëgjuar akuzat e bëra ndaj qeverisë Rama prej kolegëve të tyre të opozitës.

Më herët gjatë ditës, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe duke mos e mbajtur dot presionin e shtuar vendosi të mbyllë punimet e këtij komisioni. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2018, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori