PS: Në Shqipëri 1 milion të papunë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar qeverinë se ka ka dështuar për sa i përket politikave të saj për punësimin pasi sipas tij në Shqipëri ka 1 milionë të papunë.

Duke folur në tryezën e PS-së për punësimin, Rama theksoi se programi për një “Rilindje Shqiptare”, synon që t`i ofrohet mundësi punësimi për çdo njeri i aftë për punë. Sipas tij vizioni i PS-së mbështet në katër shtylla si rritja ekonomike e qëndrueshme, kordinimi i politikës së tregut të punës, hapja e sektorit të punëve publike dhe fleksibiliteti në marrëdhëniet e punës./albeu.com/
Shtuar më 13/04/2012, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori