PS ne Kuvend, pas betimit deputetet e PS-se leshuan Kuvendin (UPDATE)
Albeu.com
Të 64 deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga seanca plenare pasi kryetari i asamblesë kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi kërkoi ndërprerjen e seancës në mënyrë që maxhoranca të për reflektojë mbi propozimet e saj.
Sipas Ruçit grupi parlamentar do të qëndrojë jashtë sallës së parlamentit deri në momentin kur mazhoranca të japë një përgjigje zyrtare rreth propozimeve të socialistëve. Ruçi theksoi se opozita i lë të gjithë kohën e nevojshme maxhorancës për të shqyrtuar të dy projektligjet e saj dhe sipas tij aprovimi do t’i jepte fund krizës politike dhe do ta kthente vendin drejt normalitetit.


18:15 - Berisha: E garantoj opozitën se do bashkëpunojë ngushtë me të

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendim e opozitës shqiptare për të ardhur në Kuvend duke shtuar se merr të gjitha përgjegjësitë kushtetuese që deputeti ka para atyre që kanë votuar dhe e kanë sjellë në kuvend. “Garantoj opozitën që të bashkëpunojë ngushtë me të duke respektuar të drejtat e saj, pushtetin e saj dhe autoritetin e saj moral” theksoi Berisha duke shtuar se kohërat janë shumë të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët për një proces jetik dhe vendimtar për këtë komb për të kapur të ardhmen e tij.

18:04 - Patozi: Jemi të gatshëm për çdo debat me opozitën

Kreu i grupit parlamentar i PD-së Astrit Patozi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se maxhoranca është e gatshme dhe e hapur për të trajtuar çdo debat me opozitën. Sipas tij opozita duhet të përfaësëojë elektoratin e saj denjësisht në Kuvend i cili është edhe tempulli i debatit.


17:54 - Ruçi sfidë Berishës: Ta hapin kutinë e zonës së Ruzhdies në Kuvend

Kreu i asamblesë kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi nga foltorja e kuvendit i ka bërë një sfidë publike kreyeministrit berisha për hapjen e kutitsë së zonës së Ruzhdies ku maxhoranca pretendon se i është vjedhur një deputet të hapet në Kuvend. “Ne si socialistë na mjafton vetëm transparenca e kutisë së Ruzhdies dhe nëse nuk del qartë mekanizmi i korrupsionit elektoral ta sjellim dhe ta hapim këtu në Parlament për të vendosur më tej dhe nëse bindja jonë për zgjedhjet nuk del unë personalisht do t’juju kërkoj ndjesë publike dhe së bashku me 8 deputetët e tjerë të PS-së për qarkun e Fierit do të japim dorëheqjen” theksoi Ruçi.


17:37 - Betohen deputete e PS-se

Nis seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ku për herë të parë pas 6 muajsh bojkot kanë marrë pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste. Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj përshëndeti vendimin e hyrjes në Kuvend të deputetëve të PS duke shtuar se shpreh vlerësimin e saj për ndërprerjen e bojkotit. "Si kryetare e Kuvendit ju shpreh se do të keni të gjitha hapësirat që i takon një opozite" theksoi Topalli.

Ndërkohë pas hapjes së seancës nga kryetarja e kuvendit dhe leximi i formulës së betimit të gjithë deputetët e Partisë Socialiste janë betuar në Kuvend.
Shtuar më 26/02/2010, ora 00:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori