PS ndryshon totalisht sjelljen ndaj Tahirit pasi i kërcënoi hapur mbrëmë
Pëlqej
Ka marrë një rrjedhë komplet tjetër sjellja e deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste ndaj Saimir Tahirit dhe akuzave ndaj tij.

Nëse e kishin braktisur të vetëm për një ditë e gjysmë pasi kishin shpërthyer akuzat në media si edhe nga vetë opozita, tashmë deputetë dhe ministra, përfshi edhe atë të Brendshëm po i dalin në krah Tahirit, shkruan Albeu.com.

Pak më parë, Fatmir Xhafaj deklaroi se akuzat e prokurorisë nuk kanë bazë ligjore që të mundësojë arrestimin e Saimir Tahirit.

Nga ana tjetër, deputetët e majtë në Komisionin për Mandatet në Kuvend janë duke debatuar me prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj në lidhje me përmbajtjen e dosjes hetimore mbi përfshirjen e Tahirit në trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Deputeti Ulvi Manja po këmbëngul duke pyetur nëse prokuroria ka fakte konkrete ndaj Tahirit apo po bazohet mbi publikime në media.

Hajdarmataj deklaroi se ata kanë të dhëna edhe nga autoritetet italiane.

Në krah të Tahirit ndodhet edhe Genci Gjonçaj, ish-ministër i Brendshë, dhe ish-jurist i afërt me PS-në pasi e ka përfaqësuar për disa vitë në KQZ.

Ndryshimi i sjelljes së socialistëve ndaj Tahirit po ndodh vetëm pak orë pasi ai kërcënoi hapur duke thënë se "Nuk keni parë gjë akoma", ndërsa mbrëmë në emision kërcënoi për luftë të hapur ndaj atyre që po ia kurdisnin këtë histori. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori