PS: Ndryshimet kushtetuese, listat e hapura janë vendim i pakthyeshëm
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga Saranda theksoi se listat e hapura janë një vendim i pakthyeshëm.

Ai u shpreh se opozita jashtëparlamentare është vënë në anën e gabuar të historisë.

Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik ndodhen tashmë në tryezën e Presidentit Ilir Meta, por vetëm formalisht.

Kjo pasi, neni 177 i ligjit themeltar të shtetit parashikon se Presidenti nuk ka të drejtë të kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

Rikujtojmë se Meta e ka cilësuar antikushtetues dhe të papranueshëm votimin e fund korrikut.
Shtuar më 06/08/2020, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori