PS: Ndalimi i abuzimit me lejet e ndërtimit, fund fenomenit “Lul”
Pëlqej
Partia Socialiste përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për të ndalur vazhdimin e abuzimeve me lejet e ndërtimit që jepen jashtë normave ligjore e urbane.

Deputetja socialiste nëpërmjet deputetes Esmeralda Shkjau tha se ditët e fundit opinioni publik është njohur me një shkelje flagrante të një premtimi të Lulëzim Bashës.

“Kur i duheshin votat, njësoj si Sali Berisha Lulëzimi u zotua të ndërtojë një park sportiv tek diga e liqenit. Por njësoj si Sali Berisha edhe Lulëzim Basha, tjetër thotë e tjetër bën. Në vend të parkut sportiv kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë lejen për të ndërtuar një mur gjigand betoni, me pesë kulla njëzetkatëshe vrojtimi, që ndan qytetin e qytetarët nga parku i mbetur i liqenit. Po nuk është vetëm kaq dhe nuk mbaron vetëm tek kjo leje abuzive, shpërdorimi i detyrës dhe i besimit të qytetarëve nga kryebashkiaku Lulëzim Basha”, deklaroi Shkjau.


Deputetja socialiste deklaroi se vendimi i djeshëm i qeverisë do ta ndalojë jo Lulëzim Bashën, po fenomenin Lul në mbarë Shqipërinë, që të vazhdoje të shkatërrojë e shëmtojë qytetet, bregdetin, pejsazhin anës rrugëve, tokën bujqësore, ullishtat, me leje abuzive që pjellin masivisht shëmtira prej betoni. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori