Partia Socialiste e ka cilësuar të dështuar modelin
ekonomik që kryeministri Sali Berisha ka impelemtuar gjatë qeverisjes së tij. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së, Edison
Konomi u shpreh se edhe të dhënat zyrtare nuk mund ta fshehin dot më se jo vetëm që viti 2012 ishte viti më i keq për ekonominë shqiptare në këto 22 vjet demokraci, por tre-mujori i parë i vitit 2013 është edhe më keq se ai i vitit të kaluar.
"Raporti për realizimin e treguesve fiskale të tremujorit të parë tregojnë se kjo qeveri ka dështuar në të kaluarën e sot po dështon edhe më keq me mbledhjen e të
ardhurave.
Deficiti në realizimin e të
ardhurave është 40 milion Euro me pak se plani, ose 5% minus.Totali i të
ardhurave të 3-mujorit të parë 2013 është më i ulët se treguesi i realizuar në 3-mujorin e parë të vitit 2011 dhe 3-mujori i parë i vitit 2012.
Në krahasim me të
ardhurat e realizuara për të njëjtën periudhë një vit më parë, kemi një rënie të ndjeshme të :
Tvsh-së në minus – 9,7 %;
Rënie të Akcizës – 8,2 %;
Taksa Doganore -14.1%;
Të
ardhurat e pushtetit vendor – 21%;
Të
ardhurat nga tarifat – 12,1 %." u shpreh
Konomi.
Sipas PS-se, kjo qeveri ka dështuar gjithashtu me planin e shpenzimeve, ku vetëm investimet. Me tej
Konomi u shpreh se Shqipërisë dhe shqiptarëve u nevojitet një model i ri
ekonomik, ku ka qëndrueshmëri ekonomike nëpërmjet rivendosjes të ekuilibrave buxhetorë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2013,
ora 17:34